Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj: Vendimi më i mirë është shtyrja e zgjedhjeve në veri

Gazeta10
13 April 2023 - 11:03

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit që ka kërkuar që zgjedhjet në katër komunat veriore, të cilat është paraparë të mbahen më 23 prill, të shtyhen.

Sipas tij kjo temë duhet të trajtohet me seriozitet nga institucionet e vendit.

“Ne duhet të kemi guxim politik t’i trajtojmë temat në të vërtetën e vet, së paku të mos fshihemi nga temat që vendi i ka përpara. Nuk mendoj që do të fitojë shteti nëse heshtim nga gjendja në veriun e Kosovës. Procesi për të mbajtur zgjedhje tash ën veri nuk është i qëndrueshëm. Pse jemi në këtë gjendje e dimë agjendën e Serbisë dhe të Listës Serbe. Por a e dimë ne dhe Qeveria rrugën deri te suksesi. Me sa shoh unë me informatat që kam gjenda e sotme nuk na dërgon tek suksesi, procesi zgjedhor nuk na qon te suksesi”, ka theksuar Haradinaj.

Ai tha se vendimi më i mirë në këtë situatë është shtyrja e zgjedhjeve.

“Duhet t’i bëjmë analizë situatës, a është në interesin tonë të arrijmë te kjo pikë, çfarë do të fitojmë. Nuk besoj që duhet ta heshtim këtë gjendje, më mirë ta pranojmë një çerek humbje sot se një humbje të plotë nesër. I bëj thirrje Qeverisë dhe presidentes ta marrin me seriozitet situatën në veri dhe ta marrin një vendim të guximshëm. Cili do të ishte ky vendim, unë besoj shumë shtyrja e zgjedhjeve”, është shprehur Haradinaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.