Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj viziton policin e plagosur në veri, Ekrem Nezirin, i uron shërim të shpejtë

Gazeta10
09 December 2022 - 17:30

Kryetari i Alenancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar policin e plagosur mbrëmë në veri, Ekrem Nezirin, ku ndër të tjera i ka uruar shërim të shpejt, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka falënderuar të gjithë policët për shërbimin e tyre në këto rrethana.

Më tej, ai ka thënë se kushdo që përbllet me Policinë e Kosovës duhet të japë llogari para organeve të rendit.

Këtu keni postimin e plotë:

“Falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut, në këtë situatë të brishtë në veri të vendit.

Policit të plagosur, Ekrem Neziri, i urova shërim të shpejtë.

Falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij.

Kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para Drejtësisë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. 

Kujtojmë se veriu, specifikisht Mitrovica e Veriut është përballur së fundmi me sulme me bomba.

Zgjdhjet komunale që janë planifikuar të mbahen atje tashmë janë nën shqyrtim dhe presidentja Osmani ka thënë se do të ketë vendim në dy-tri ditë.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se nuk ka kushte aktualisht për mbajtjen e zgjedhjeve. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.