
Është duke vazhduar numërimi i votave për president të ri amerikan.
Pas numërimit të mbi 50 milionë të votave, kandidatja demokrate Kamala Harris ka nisur ta ngushtojë rezultatin ndaj kandidatit Donald Trump.
Trump deri me tani ka 198 vota elektorale kundrejt kandidates demokrate Kamala Harris me 112, sipas përditësimit të fundit në AP.
Për të fituar zgjedhjet duhen të paktën 270 vota elektorale./Gazeta10/
