Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Harry Kane ka zbarkuar në Mynih

Gazeta10
11 August 2023 - 19:54

Harry Kane gjendet tashmë në Mynih para kompletimit të transferimit të tij te Bayern Munich.

Sulmuesi anglez do të kalojë te Bavarezët nga Tottenhami për shumën e 115 milionë eurove.

Ai pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me kampionin e Bundesligës, porsa t’i përfundojë testet mjekësore.

Kane gjendet në Mynih dhe pritet që në këtë fundjavë të prezantohet zyrtarisht nga Bayern Munichu.

Sulmuesi i Tre Luanëve largohet nga Spurs si golashënuesi më i mirë në histori, pasi ka shënuar 213 gola.

Ai shpresonte të thyente rekordin e Alain Shearer, që është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës Premier, me 260 sosh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.