Lojtari i Bayern Munichut, Harry Kane nuk e ka harruar ndeshjen gjysmëfinale ku Bayern do të përballet me Real Madrid, më 30 prill në Mynih dhe më 8 maj në Bernabeu.
Kane foli edhe për Jude Bellingham, bashkëvendasin e tij dhe që po kalon një sezon ëndrrash në Real Madrid.
“Jude pati një sezon fantastik, ai është një lojtar i klasit të lartë dhe, natyrisht, jam i lumtur për të”, tha sulmuesi, duke mos harruar se kjo ndeshje “do të jetë një luftë tjetër” kundër skuadrës spanjolle.
“Këto janë përvojat për të cilat ne të dy udhëtojmë jashtë vendit, për të jetuar këto netë të shkëlqyera në Champions League dhe për të luajtur në gjysmëfinale të mëdha”, theksoi Harry Kane.