
Harry Styles anuloi tre nga koncertet e tij në Los Angeles vetëm disa orë para se të dilte në skenë në Forumin Kia në Ingleëood, transmeton Gazeta10.
Ylli 28 vjeç, e zbuloi lajmin përmes InstaStoryt dhe përmendi një grip të vazhdueshëm si arsye për shtyrjen e performacës minutën e fundit.
Ai ishte planifikuar të performonte të shtunën, 5 nëntor, të dielën, 6 nëntor dhe të hënën, 7 nëntor, në arenën me 70,000 ulëse. Të tre koncertet janë riplanifikuar për në janar.
Styles u detyrua gjithashtu të anulonte shfaqjen e së premtes në mbrëmje (4 nëntor|) për shkak të ‘ problemeve shëndetësore të anëtarëve të grupit’, sipas një postimi në Twitter të publikuar nga vendi i ngjarjes.
“Në fund të shfaqjes të mërkurën fillova të ndihesha i sëmurë dhe që atëherë kam qenë në shtrat me grip”, filloi deklarata e Harry./Gazeta10.