
Talenti anglez, Harvey Elliott, ka vazhduar rrugëtimin e tij me Liverpoolin, shkruan Gazeta10.
Elliott ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin, që e mban atë te ekipi anglez deri në vitin 2027.
19-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij deri më tani dhe të dyja palët kanë gjetur akordin për të vazhduar bashkëpunimin.
Mesfushori erdhi te Liverpooli në vitin 2019, nga skuadra tjetër angleze, Fulham.
Që nga ardhja e tij te “The Reds”, ai ka luajtur edhe për grupmoshat U-23, ndërsa me ekipin e parë ka zhvilluar 22 paraqitje.
Elliott poashtu është pjesë e kombëtares U-21 të Anglisë. /Gazeta10/