Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hasanpapaj: Kushtetuesja e vërtetoi se nuk rrëzon vota në bazë të etnisë

Gazeta10
20 April 2023 - 21:35

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese në bazë të cilit i janë rrëzuar kërkesat dy deputetëve të minoriteteve, jurisiti Bardhyl Hasanpapaj e ka parë si një vendim tejet të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë së Kosovës.

Hasanpapaj, ka thënë se Kushtetuesja me këtë vendim e ka sqaruar se nuk anulon vota në bazë të etnisë, sepse qytetarët e Kosovës nuk janë të detyruar të votojnë në bazë të etnisë së tyre, shkruan Gazeta10.

“Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar se nuk anulon në Kosovë dhe nuk duhet të anuloj vota në mbi bazën e etnisë. Sepse të gjithë qytetarët që votojnë në Kosovë nuk duhet të votojnë në bazë të etnisë. Kjo është thelbi, madje aty citohen edhe vendime të Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut, praktika të mira.”, ka thënë ai në “Politiko”.

Jurisiti e ka quajtur këtë vendim si diçka e rëndësishme që do të na shërbejë në të ardhmen sepse është hera e parë që Kushtetuese vendos për këtë.

“Është hera e parë qe Kushtetuesja po vendos për etnizimin e votave. Ka vendosur drejt dhe në bazë të mekanizmave të saj. Pra nuk mundesh ta etnizosh votën në Kosovë.”, deklaroi ai.

Tutje, Hasanapapaj ka sqaruar se çdo qytetarë ka të drejtën e tij që të votoj për çdo kandidat pavarësisht nacionalitetit të tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.