Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hasanpapaj: Me një cakërrim gotash në Gllogjan ‘kërsiti’ pozicioni i presidentes

Gazeta10
30 March 2023 - 21:31

Jurisiti Bardhyl Hasanpapaj, në “Politiko” ka komentuar hulumtimin e Gazetës10 që gjatë ditës së djeshme, që raportoi se një vendim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me votat e dy deputetëve që i bën kuorumin zgjedhjes së presidentes Vjosa Osmani, mund ta rrëzoj atë nga pozita që ka.

Hasanpapaj, e ka lidhur krejt këtë situatë për rrëzimin e presidentes me ‘’cakërrimin e gotave në Gllogjan” mes Kurtit e Haradinajt duke thënë se nga kjo kërsiti pozicioni i presidentes.

Ai ka thënë se politika është elastike dhe këta mund të përdorin mekanizma të ndryshëm për të rrëzuar njëri tjetrin, por që ligjet nuk mund t’i kthejmë ‘’herë anej, herë knej’’, shkruan Gazeta10.

“Politika është elastike, gjithçka mund të ndodh në politikë. Këta kanë mekanizma tjerë me rrëzu njëri tjetrin, me shku zgjedhje, me prish koalicion, me bo partneritet. Me shku në Gllogjan a ku dojnë është liri politike. Me një cakërrim gotash në Gllogjan, kërsiti pozicioni i presidentes. Politika është elastike dhe mund të ndodh çdo gjë, por ligji është statik dhe nuk mundet ta kthejmë sa herë dojmë knej e andej.”, ka thënë Hasanpapaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.