Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haxhiu akuzon Qeverinë: Pozita e ministrit të shëndetësisë, peng i grupeve të interesit në VV e Guxo

Gazeta10
18 Nëntor 2022 - 14:10

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar ashpër Qeverinë për mosemërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta10.

Haxhiu the se kryeministri Albin Kurti nuk po merr vendim për emërimin e ministrit të ri sepse sipas tij, ka mbetur peng i grupeve të interesit në VV dhe Listën Guxo.

“Albin Kurti s’merr vendim me emëruar një ministër të Shëndetësisë, sepse ka mbetur peng e grupeve të interesit mes Vetëvendosjes dhe Listës Guxo”.

Ai tha gjithashtu se Komiteti për Shëndetësi është themeluar për ta përzënë ish-ministrin Latifi në SHBA.

“Komiteti për Shëndetësi u themelua për ta përzënë Rifat Latifin në Amerikë, dhe kjo dëshmohet sepse pas dorëheqjes së tij, më nuk u mbajt asnjë mbledhje nga Komiteti”.

Tutje, Haxhiu ka thënë se shumë shpejt do të hyjmë në situatë kur klinikat do të mbyllen dhe si shkak i keq qeverisjes së Qeverisë nuk do të ketë as mjek./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.