Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu e Sveçla në veri, firmoset memorandumi për funksionalizimin e strehimores së viktimave të dhunës në familje

Gazeta10
20 August 2024 - 16:20

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën dhe nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adançiq, kanë nënshkruar memorandumin që mundëson funksionalizimin e strehimores me qëllim të strehimit të viktimave të dhunës në familje.

Në një postim në Facebook, ajo tutje tha se mbetet e përkushtuar që shërbimet e strehimit të ofrohen sa më afër viktimës pa dallim.

“Në vazhdën e veprimeve institucionale për ngritje të kapaciteteve të reja për shërbime strehimi për viktimat e dhunës, së bashku me Ministrin Sveçla dhe nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adančić, sot nënshkruam memorandumin që mundëson funksionalizimin e strehimores me qëllim të strehimit të viktimave të dhunës në familje. Mbetemi të përkushtuar që shërbimet e strehimit të ofrohen sa më afër viktimës pa dallim”, ka shkruar Haxhiu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.