Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haxhiu kërkon nga Serbia t’i transferojë dy kosovarët që po mbahen në burgjet serbe

Gazeta10
12 March 2023 - 18:53

Ministrja  Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ka kërkuar nga autoritetet serbe që t’i transferojnë në Kosovë Nezir Mehmetajn dhe Petrit Dulën që po mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryere të krimeve gjatë luftës.

Hahixu tha se procesi i deritanishëm ndaj tyre është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, trasnmeton Gazeta10.

Postimi i plotë:

Javën e kaluar kam kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë në Serbi që dy qytetarët tanë t’i transferojë në Republikën e Kosovës.

Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999.

Z.Mehmetaj dhe z.Dula janë qytetarë të Kosovës pra edhe nën mbrojtjen e Republikës. Procesi i deritanishëm ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, për vite të tëra.

Çdo akuzë ndaj tyre për krimet e pretenduara, duhet trajtuar nga organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.