Gazeta10

Haxhiu për përleshjen “Sekiraqa-Capat”: E papranueshme që grupe kriminale të tolerohen nga sistemi i drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për përleshjen e armatosur mes dy grupeve “Sekiraqa-Capat” që ndodhi para pak ditësh në Prishtinë, e nga e cila mbeti i vdekur një person.

Ajo u bëri thirrje institucioneve që të kryejnë detyrat me përgjegjësi më të lartë dhe siç tha ajo, që të mos lejojë kriminelë e grupe kriminale që të bëjnë veprime të tilla.

“Në këtë rast ju inkurajoj që të drejtoheni në prokurorinë përkatëse, gjykatën kompetente. Ajo që doja të thosha unë është që për mua është e papranueshme që kriminelë e grupe kriminale të tolerohen nga sistemi i drejtësisë apo tentojnë të sfidojnë ligjin dhe të konsiderojnë që janë mbi ligjin dhe mbi shtetin. I bëj thirrje secilit institucion që të kryejnë detyrat me përgjegjësi më të lartë, të mos lejojnë kriminelët dhe grupe kriminale që të bëjnë veprime të tilla. Ata duhet të përgjigjen para drejtësisë. Janë rrezikuar edhe qytetarët e pafajshëm. Është tejet e rëndësishme që të mbahen përgjegjës ata të cilët kryejnë detyrat që kanë”, tha ministrja Haxhiu në një konferencë për media.

Një përleshje e armatosur ndodhi mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, ku si pasojë një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën.

Të përfshirë në këtë rast, ishin dy familje të njohura të kryeqytetit, ajo Sekiraqa dhe Gashi- Capat.

NË FOKUS

MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
mjek
Ndërron jetë kirurgu i njohur kosovar
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
Saranda-Bogujevci-dhe-Albulena-Haxhiu
Bogujevci ia ndalë mikrofonin Haxhiut, ajo e lëshon sallën e Kuvendit: Ndaljani fjalën
IMG_8565
Ndahen Santiana dhe Lirimi
image-26-600x360
Dalin pamjet e arrestimit të katër serbëve që ofenduan dhe sulmuan policinë në Veri
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj
IMG_8586
Tre të vdekur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë