
U.D Presidentja Haxhiu ka reaguar ndaj qëndrimeve të deputetëve që kanë kundërshtuar marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit, duke thënë se çështja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e Albin Kurtit.
E ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haxhiu tha se Kurti nuk ka nevojë për votat e këtyre deputetëve për formimin e Qeverisë.
“Së pari, Albin Kurti s’ka asnjë nevojë për votën e këtyre deputetëve për ta bërë Qeverinë. Nuk është përgjegjësi e vetëm Albin Kurtit çështja e presidentit”, deklaroi Haxhiu.
Ajo kritikoi deputetët për reagimet e tyre, duke thënë se një qasje e tillë, sipas saj, shpërfill rezultatin e zgjedhjeve.
“Më shqetëson shpërfillja e rezultatit zgjedhor. Është shkurtpamësi. S’bëhet kështu politika”, u shpreh Haxhiu.