
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është përgjigjur në disa pyetje të qytetarëve në llogarinë e saj në Instagram, raporton Gazeta10.
Një nga pyetjet të cilës Haxhiu i është përgjigjur lidhej me mundësinë që Haxhiu ta dërgojë në burg dikë të PDK-së.
“A e ki njet me fut naj kan pdk ne fllad?”, është pyetur ministrja Haxhiu.
Haxhiu ka thënë se kompetent për këtë janë policia, prokuroria dhe gjykatat.
Ajo ka thënë se Ministrja e Drejtësisë është përgjegjëse për politika reformuese për të cilat edhe është duke punuar.
“Kompetent për këtë janë policia, prokuroria dhe gjykata. Kushdo që është përfshirë në veprime të paligjshme duket të marrë dënimin e merituar. Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për politika reformuese dhe për të cilat jemi duke punuar”, ka thënë Haxhiu. / Gazeta10
