Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Haxhiu: Procesi i Veting-ut do të zhvillohet në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Gazeta10
04 November 2022 - 20:00

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar sot komisionerin për Drejtësi të BE-së, Didier Reynders, të cilin e ka njoftuar për veprimet e fundit lidhur me reformën në drejtësi në Republikën e Kosovës.

Sipas një komunikate të MD-së, në kuadër të kësaj, komsioneri u njoftua për zhvillimet në procesin e Veting-ut, përfshirë dorëzimin e dosjes së Veting-ut në Kuvend, takimet bashkërenduese me akterët relevant, qoftë ata politikë, gjithashtu përfaqësuesit e organeve të drejtësisë dhe hapat e mëtejmë në këtë reformë të rëndësishme.

Njëkohësisht ministrja Haxhiu edhe njëherë u zotua për zhvillimin e kësaj reforme në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.