Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu: Rasti Dehari, më i rëndi në Kosovën e pasluftës, të zbardhet çdo rrethanë

Gazeta10
21 September 2022 - 22:54

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas pezullimit nga puna të zyrtarëve të ShKK-së.

Ajo përmes një reagimi në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje që institucionet të zbardhin çdo rrethanë.

Ministrja ka shtuar se ministria që ajo drejton do të vazhdojë të jetë në shërbim të zbardhjes së këtij rasti.

“Menjëherë pas konferencës për medie, raportin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë për rastin Dehari, e kemi dërguar tek institucionet dhe personat përgjegjës. Sot, Komisioni Disiplinor i SHKK, ka marrë vendim për pezullimin e dy zyrtarëve. Rasti Dehari, është ndër rastet më të rënda në Kosovën e pasluftës. Institucionet duhet të zbardhin secilën rrethanë. Ministria e Drejtësisë do të adresojë secilën shkelje dhe do të jetë në shërbim të institucioneve të drejtësisë për zbardhjen e këtij rasti”, shkruan ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.