Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haxhiu refuzon të flas për mostrat e Deharit: Është përgjegjësi e Prokurorisë Speciale (VIDEO)

Gazeta10
14 March 2023 - 15:10

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari, mediat t’i drejtohen Prokurorisë Speciale.

Sipas saj përgjigjja për këtë pyetje është në përgjegjësinë dhe kompetencat e Prokurorisë Speciale.

“Ministria e Drejtësisë tashmë është përgjigjur. Ju lutëm të drejtoheni në Prokurorinë Speciale të Kosovës, siç e dini Prokuroria Speciale është duke e hetuar këtë rast. Personi apo autoriteti kompetent është Prokuroria Speciale ne kemi dhënë përgjigje për gjithçka që kanë pyetur mediat, nuk mund të flasim më shumë se sa që kemi thënë, pra është në duar të Prokurorisë Speciale”, tha ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.