Politiko

Haziri hedh dyshime për listën Guxo: A i ka plotësu kushtet si subjekt politik?

Gazeta10
06 Janar 2025 - 21:30

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në listën e saj nuk ka subjekt politik brenda saj, por veçse funksionarë.

“Nëse e merrni listën e Listën e VV-së e shihni që aty ka emra të përveçëm, por nuk ka asnjë subjekt politik që është brenda. Kjo është me maru qejf”, ka thënë Haziri në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Haziri ka thënë se partia Guxo e cila është përfshirë në listën e VV-së nuk është subjekt politik, ngaqë siç tha ai, KQZ nuk e ka regjistruar si të tillë.

“A janë plotësu kushtet që Guxo me u regjistru si subjekt politik? KQZ-ja nuk ka thanë që është regjistru si subjekt politik me vetë faktin që nuk e pasqyron në listën politike të VV-së. Aty ka funksionarë të listës Guxo, nuk ka subjekt”, ka thënë ai. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.