Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haziri: Qeveria nuk është e gatshme të ndalë retorikën që sjell konflikt 

Gazeta10
28 August 2022 - 15:13

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e hyrje-daljeve, ka thënë se është krijuar një momentum i ri në procesin e dialogut. 

Sipas tij, tanimë duhet të ndalet retorika që sjell konflit, sepse jo shpeshherë në proceset politike krijohen rrethanat politike ku fokusi ndërkombëtar çon drejt një zgjidhje të kërkesave që janë për njohje reciproke. 

Haziri këtë e ka deklaruar përmes rrjetit social Facebook, ku ka thënë se Qeveria e Kosovës, sipas tij fatkeqësisht nuk është e gatshme, sepse sipas tij ka pasiguri e mungesë kapacitetesh në këtë përbërje që e ka. 

“Është nevojë urgjente që të zhvillohet një dialog i brendshëm për këtë me pjesëmarrje të pozitës e opozitës dhe shoqërisë civile. Krejt kjo për t’i dhënë oksigjen politik negociatorit, në interes të Republikës”, ka shkruar ai./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.