Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Haziri ua rikujton porosinë e Rugovës Kurtit e Osmanit, ata i cilëson si ‘’qeverisje aziatike’’

Gazeta10
07 Qershor 2023 - 20:01

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, përjashtimin e Kosovës nga ”Defender Europe ’23” e ka parë si një shuplakë ndaj presidentes dhe kryeministrit, shkruan Gazeta10.

Ai ka thënë se populli i Kosovës është besnik në proamerikanizëm, ndërkohë që fatkeqësia e tij është që ka qeverisje aziatike.

“Pak retrospektivë. Prej vlerësimit deri në përulje për Ibrahim Rugovën që kishin amerikanët, por edhe për liderët tjerë politikë të Kosovës, për bashkëpunim e koordinim të vazhdueshëm për tema nacionale, sot amerikanët japin ultimatume për Kurtin. Anulimi i Defender-it është shuplakë për presidenten dhe kryeministrin. Por, e mira e madhe është që populli proamerikan dhe proeuropian i Kosovës është lojal, e në anën tjetër fatkeqësia është që ka qeverisje aziatike.” ka shkrua ai.

Ai ka kujtuar edhe një thënie nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova ”Kosova e hapur, demokratike dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.