Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Hëngra ketchup dhe djathë”, vajza në Venezuelë rrëfen si mbijetoi 32 orë nën rrënoja

Gazeta10
06 July 2026 - 16:00

Karina Blanco ishte gati të fillonte orën e fitnesit që ajo e jep, kur toka nisi të dridhej.

Lëkundjet u bënë gjithnjë e më të forta, duke e detyruar atë dhe të pranishmit të dilnin me nxitim jashtë.

“Kur e kuptova madhësinë e tërmetit, fillova të bërtisja ‘vajza ime, vajza ime’. U futa në veturë dhe vozita sa më shpejt që munda”,  ka treguar Karina.

Vajza e saj e vetme, Fabiana 12-vjeçare, ndodhej në shtëpinë e tyre kur më 24 qershor Venezuela u godit nga dy tërmete të fuqishme brenda pak sekondave. Tërmeti i dytë ishte një nga më të fortët në një shekull në vend, me magnitudë 7.5.

Kur Karina mbërriti në ndërtesën e saj në Caraballeda, në veri të shtetit La Guaira, ajo nuk mund t’u besonte syve.

“Shihja një ndërtesë, pastaj një hapësirë bosh ku duhej të ishte ndërtesa ime, dhe pastaj një ndërtesë tjetër”, rrëfen ajo për BBC-në.

Brenda banesës së tyre në katin e parë të një ndërtese 10-katëshe, Fabiana ishte në dhomën e gjumit kur ndjeu tërmetet. Ajo vrapoi në kuzhinë dhe po mbahej te banaku kur muret përreth saj u shembën, duke e rrëzuar në tokë.

“Po shihja gjëra që lëviznin, binin e thyheshin, pastaj muret u çarën. Muri që ndante apartamentin tim me atë të një shoqeje u shemb. Në atë moment mendova: ‘Do të vdes, nuk do të mbijetoj, askush nuk do të më shpëtojë’,” ka treguar Fabiana.

Që nga ai moment nisi një pritje e dhimbshme 32-orëshe.

Jashtë ndërtesës së shembur, Karina pa gjysmën e shtratit të vajzës së saj që dilte nga rrënojat. “Vrapoja nga njëra anë në tjetrën duke bërtitur ‘Ajo ka vdekur, vajza ime ka vdekur’. Nuk dija çfarë të bëja,” ka thënë ajo.

Nën rrënoja, gjithçka ishte qetësuar për Fabianën. Ajo ishte e shtrirë përmbys, e bllokuar nga mbeturinat përreth, me tavanin shumë pranë fytyrës.

“Jam person që bëhem shumë nervoze dhe klaustrofobike, por nuk e di pse, më pushtoi një qetësi e çuditshme. Ndoshta ishte shoku,” ka treguar ajo.

Pak më vonë, një infermiere që kujdesej për fqinjët e saj filloi të thërriste nëse dikush mund ta dëgjonte. Fabiana iu përgjigj.

“Ajo më tha të qëndroja e qetë dhe se gjithçka do të ishte mirë,” tha Fabiana.

Pas rreth gjashtë orësh, rreth mesnatës, infermierja u nxor e gjallë nga rrënojat dhe u tregoi vullnetarëve se një vajzë me emrin Fabiana ishte ende gjallë brenda.

“Unë kisha hequr dorë duke iu lutur Zotit për forcë që të filloja një jetë të re pa Fabianën. Dhe pastaj dikush më tha: ‘Vajza jote është gjallë’,” ka thënë Karina.

Ajo u kthye me vrap drejt ndërtesës duke thirrur me zë të lartë emrin e vajzës së saj mes rrënojave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.