Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarri në jugperëndim të Francës, evakuohen mbi 10 mijë banorë

Gazeta10
06 July 2026 - 16:41

Një zjarr i madh që po përhapet në mënyrë të pakontrolluar në jugperëndim të Francës ka detyruar evakuimin e mbi 10 mijë personave nga rreth dy duzina qytete dhe fshatra të vegjël pranë kufirit me Spanjën, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se erërat e forta të së hënës pritet ta përkeqësojnë situatën.

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se po dërgon katër avionë për fikjen e zjarreve nga Qipro dhe Suedia për të ndihmuar zjarrfikësit në zonën pranë qytetit Perpignan. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në platformën X se “Evropa qëndron me Francën”.

Zjarri ka djegur rreth 4 mijë e 600 hektarë në zonat kodrinore të Pirenejve francezë, ka bërë të ditur prefekti lokal Pierre Regnault de la Mothe, shkruan Reuters.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm francez Laurent Nuñez ka paralajmëruar për përkeqësim të kushteve.

“Këtë mëngjes kushtet po përkeqësohen sërish. Sot beteja rifillon”, ka deklaruar ai për televizionin TF1.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.