Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje të re për punësim

Gazeta10
06 July 2026 - 17:21

Sipas marrëveshjes, qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë do të kenë mundësi të punojnë në shtetin tjetër pa pasur nevojë për leje pune, përmes procedurave të agjencive përkatëse të punësimit.

Po ashtu, punëtorët do të gëzojnë të drejta dhe mbrojtje të barabartë me punëtorët vendas, ndërsa do të zhvillohen programe të përbashkëta për aftësim profesional dhe njohje të certifikatave.

Marrëveshja parasheh gjithashtu shkëmbimin e praktikave më të mira në punësim, njohjen e kontributeve pensionale dhe të sigurimeve shoqërore sipas marrëveshjeve në fuqi, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për shërbimet e punësimit.

Zbatimi i saj do të bëhet nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive e Shqipërisë (AKPA).

Marrëveshja është nënshkruar për një periudhë katërvjeçare dhe ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit, më 3 korrik 2026.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.