Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Heqja e vizave nga Emiratet, Pacolli: Paramendoni sikur të ishim në qeveri më herët, ku do të ishim sot

Gazeta10
11 January 2024 - 15:39

Fitore Pacolli, deputete e VV-së, e ka komentuar heqjen e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe për qytetarët e Kosovës.

Ajo ka treguar se kosovarët mund të udhëtojnë tani në drejtim të Emirateve pa viza.

Madje, deputetja e VV-së i ka ftuar qytetarët të paramendojnë se ku do të ishte Kosova sikur VV-ja të ishte më herët në qeveri.

“Tani edhe në Emirate të Bashkuara mund të udhëtojmë pa viza. Paramendoni sikur të kishim qenë në shumë mē herët në qeveri ku do të ishim sot”, ka shkruar Pacolli. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.