
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pajtohet plotësisht që Kosova meriton heqjen e vizave, raporton Gazeta10.
Rohde duke shpërndarë një postimi të Von Cramon ka përkrahur heqjen e vizave për Kosovën.
“Procesi i liberalizimit të vizave do të finalizohet. Shpresojmë se do të kemi një datë kur do të ndodhë liberalizimi i vizave. E pashë që kjo ishte për herë të parë në agjendën e grupit punues të Këshillit të Bashkimit Evropian, të enjten e kaluar. Ende nuk është marrë një vendim i qartë, do të ketë një votim tjetër nga mesi i nëntorit ose në fillim të dhjetorit”, deklaroi Von Cramon.
“Prapa skenave, ne po punojmë shumë për të parë vendim pozitiv për vizat”, ka thënë ajo.
“Pajtohem totalisht”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10