Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Herkuli i Kosovës” synon të bëhet njeriu i parë që e rrëzon demin me grusht

Gazeta10
05 April 2023 - 12:19

Vushtrriasi, Bujar Muli, i cili njihet si njeriu që ka lëvizur objekte shumë të rënda, përfshirë edhe ngritjen lartë të traktorit dhe ndaljen e veturave, kësaj radhe i ka vendosur vetës një mision tjetër.

Ai njihet si njeriu më i fuqishëm që e ka Kosova, pas famës që mori me rekordet e njëpasnjëshme që i ka arritur duke e shfrytëzuar forcën e tij, shkruan Gazeta10.

Por, Muli, tash po synon ta sfidojë veten me kërkimin e një rekordi të pazakontë, këtë e ka treguar përmes një postimi në rrjete sociale ku ka njoftuar se do të mundohet që me grusht ta rrëzojë një bik (dem) me peshë prej më shumë se 1 mijë kilogramësh.

“Sfiden e radhes që ka me tentu me bo in shaa Allah ka me qenë se a do kem forcë me u bo njeriu i parë në botë që do e rrëzon bikun 1283kg me grusht”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.