Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hetemi nënshkruan një memorandum nga Leposaviqi, të pranishëm dy ministra të Kurtit

Gazeta10
02 November 2023 - 15:10

Kryetari i komunës së Leposaviqit ka nënshkruar sot  vendimin që ia mundëson shfrytëzimin e hapësirave të komunës për zyrtarët e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendrës së Prodhimit të Dokumenteve.

Hetemi e ka nënshkruar marrëveshjen bashkë me shefin e ARC-së, Blerim Camaj. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, ishin të pranishëm dy ministrat e Qeverisë Kurti, Xhelal  Sveçla edhe Elbert Krasniqi .

“Sot prita në takim në Komunën e Leposaviqit Ministrin e Adminstrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Agjencionit të Regjistrimit Civil Blerim Camaj.

Me qëllim të lehtësimit të ofrimit të shërbimeve për qytetarët tanë, kam nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me z. Blerim Camaj, përmes së cilës ofrojmë hapësira të objektit të Komunës për zyrtarët e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendrës së Prodhimit të Dokumenteve.

Duke pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për këto shërbime, do të punojmë maksimalisht që ato të fillojnë të ofrohen sa më parë të jetë e mundshme” shkruan Hetemi në rrjetin social Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.