Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hetuesit policorë nga Prizreni sekuestruan armë në Ferizaj

Gazeta10
16 July 2026 - 16:50

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:30, në nënstacionin policor në Reçan, Prizren, është paraqitur një ankues i cili ka raportuar se vëllai i tij, si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me bizneset e tyre, e kishte kanosur.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, hetuesit nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor të Prizrenit, me urdhër të prokurorit, kanë zhvilluar kontrolle në dy vendbanimet e të dyshuarit: një banesë në Ferizaj dhe një shtëpi në fshatin Koshare të Ferizajit.

Gjatë kontrollit, ndër të tjera, janë konfiskuar edhe këto sende:
• 1 pushkë gjuetie
• 31 fishekë të pushkës së gjuetisë
• 1 karikator i zbrazur i pushkës së gjuetisë
• 1 pushkë ajrore e dëmtuar, pa shënime identifikuese

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti për veprat penale:
• “Kanosja”
• “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

I dyshuari B. SH. rreth 34 vjeçar është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit kujdestar.

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.