Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hidhet bombë në shtëpinë e një avokati në Prizren, tronditet një lagje

Gazeta10
16 June 2026 - 16:49

Prizreni është zgjuar nën jehonën e një shpërthimi që ka tronditur një nga lagjet e qytetit.

Burimet ekskluzive të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se pas mesnatës, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të shtëpisë së avokatit  prizrenas, B.K duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Shpërthimi, sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ka qenë aq i fuqishëm sa ka dëmtuar veturat e parkuara në oborr dhe një pjesë të objektit banesor, ndërsa familjarët janë përballur me momente tmerri në mes të natës.

Për fat, nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, megjithëse pasojat mund të kishin qenë shumë më tragjike.

Menjëherë pas rastit, njësitë policore dhe ekipet e specializuara kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur ekzaminimet dhe grumbullimin e provave për të zbuluar autorët dhe motivet e këtij sulmi të rëndë.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.