Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, klubet e Ligës së Parë përballë atyre të Superliges

Gazeta10
11 November 2022 - 13:31

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) u mbajt hedhja e shortit për në Kupën e Kosovës.

Shorti përbëhet nga 10 skuadrat e Superligës së Kosovës, tri skuadrat më të mira të Grupit A dhe B të Ligës së Parë, ndërkaq pjesëmarrëse janë dhe dy skuadrat e Ligës së Dytë, Prizreni dhe Behari.

Përballja e parë që ky short e prodhoi ishte, kampioni aktual i kësaj gare, Llapi kundër skuadrës së Vllaznisë së Pozhoranit.

Gjiganti i futbollit kosovar, Prishtina do të përballet si mysafire me skuadrën gjakovare, Vëllaznimin.

Ndeshjet zhvillohen më 17 nëntor.

Më poshtë mund të gjeni shortin e plotë të raundit të katërt, respektivisht fazës së 1/16-ës së Kupës së Kosovës.

Shorti i Kupës, këto janë çiftet:

Llapi – KF Vllaznia Pozheran;

Vellaznimi – Prishtina;

Dukagjini – Rilindja 1947;

Prizreni – Istogu;

Feronikeli 74 – 2 korriku;

Phoenix – Ballkani ;

Vushtrria – KF Drenasi ;

Vjosa – Ulpiana ;

Drenica – Flamurtari ;

Behari – Ferizaj;

Drita – Liria

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.