Ditën e premte është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve për fazën çerekfinale dhe atë gjysmëfinale.
Çifti i parë që u hodh në short është ai mës Real Madridit dhe Chelseat. Kjo është hera e tretë radhazi që këto dy klube do të takohen në Ligën e Kmapionëve.
Çerekfinalja e dytë do të luhet mes Interit dhe portugezëve, Benficas. Ndeshja e parë e kësaj përballje do të luhet në “San Siro”, ndërsa ajo e dytë në “Estadio da Luz”.
Përballja e tretë është ajo kryesorja, ku do të përballen Manchester City dhe Bayern Munchen.
Ndërsa, takimi i katërt do të jetë i gjithi italian, ku do të përballen me njëra-tjetrën Milan e Napoli.
Përpos çerekfinaleve, shorti është hedhur edhe për gjysmëfinale, ku në ndeshjen e parë të kësaj fazë do të luajnë fituesi i çerekfinales së 4-të me atë të çerekfinales së dytë.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të përfshijë fituesin e çerekfinales së parë me fituesin e çerekfinales së tretë.
Ndeshjet çerekfinale do të luhen me 11/12 prill, ndërsa ato të kthimit pas një jave, me 18/19 prill.