Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Hidhet shorti për edicionin e ri në Superligën e Kosovës, mësohen çiftet e javës së parë

Gazeta10
28 July 2023 - 13:45

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), sot (e premte) është tërhequr shorti për edicionin 2023/24 të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Sezoni 2023/24 i Superligës së Kosovës pritet të startojë pas dy javësh apo më saktë më 12 dhe 13 gusht.

Sot është hedhur shorti në ambientet e FFK-së dhe ekipet që do të marrin pjesë në këtë edicion, i kanë mësuar kundërshtarët.

Kampioni i Kosovës, Ballkani e nis sezonin në derbin rajonal ndaj Lirisë, në takimin që pritet të zhvillohet në “Përparim Thaqi”.

Nën-kampioni, Drita në ndeshjen e parë pritet të jetë nikoqire e Llapit.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Feronikelit 74 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dy ndeshjet tjera do të jenë ato mes Dukagjinit dhe Malishevës në Klinë si dhe Fushë Kosovës dhe Gjilanit në Fushë Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.