
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se tema e targave duhet të shtyhet për një vit, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ky rajon ka nevojë për qetësi.
“Ky rajon ka nevojë për pasione për t’u qetësuar,” ka thënë Christopher Hill.
Ai ka thënë se duhet te zgjidhen çështjet kyçe.
“Çështja e targave në Republikën e Kosovës duhet të shtyhet për një vit dhe çështjet kyçe të zgjidhen, tha sot ambasadori amerikan Christopher Hill”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.
Kujtojmë se kjo temë përsëri ka rikthyer tensionet mes Kosovës dhe Serbisë pas mosarritjes së një marrëveshjeje me 21 nëntor në Bruksel. / Gazeta10