Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Hill: Kemi probleme me Kurtin, nuk e di nëse ende mund ta konsiderojmë partner

Gazeta10
08 June 2023 - 19:42

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës, ka folur për situatën aktuale në veri dhe marrëdhëniet e ShBA-së me Kosovën.

Hill ka thënë se SHBA-ja ka disa probleme thelbësore me Kurtin, duke shtuar edhe mëdyshje se a mundet ende Amerika ta konsiderojë si partner Kurtin.

“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë.”, deklaroi ai, transmeton Gazeta10.

 Sipas tij, për të vazhduar miqësia e SHBA-së dhe Kosovës, Kurti duhet të bëjë disa ndryshime.

“Më duhet të them dhe kërkoj ndjesë për shprehjen, se është një proces. Dhe kjo nuk do të ndodhë në një moment, por në një periudhë kohore. Por mendoj se zoti Kurti është informuar plotësisht nga ambasadori ynë në Prishtinë, nga zoti Lajçak dhe zoti Escobar, se do të duhet të bëjë disa ndryshime nëse dëshiron të llogarisë tek ne si mik dhe partner. Nuk mbaj mend të kem parë ndonjëherë ndarje kaq të thella në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit.”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.