
Sipas ambasadorit të SHBA-vë në Serbi, Christopher Hill, tha më 13 dhjetor se serbët duhet të kuptojnë se fati i tyre është në duart e tyre, jo në Uashington, Bruksel dhe Pekin.
Më tutje Hill tha se viti 2024 do të jetë kompleks dhe se rezultati i tij do të varet nga shumë faktorë.
“Viti i ardhshëm do të jetë shumë – shumë i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të shohin zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian (BE) dhe Serbisë në një vend tjetër’’, u shpreh Hill.
Hill thotë se viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm për shtetin e Serbisë.
“Ka mundësi që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të përparojë në muajt në vijim dhe se në këtë kuptim ai beson se viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm për Serbinë”, u shpreh ambasadori amerikan.
Më 27 shkurt 2023 Serbia dhe Kosova arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.Për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje palët ranë dakord në Ohër më 18 mars.
Prishtina dhe Beogradi nuk e nënshkruan marrëveshjen apo Aneksin e zbatimit të saj sepse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, refuzoi të nënshkruante.