Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hill: Zgjidhja finale kërkon koncensus dhe kompromis nga Kosova e Serbia

Gazeta10
16 Gusht 2022 - 23:55

Negociatat përfundimisht do të zgjidhen në frymën e koncesioneve dhe kompromiseve, me mirëkuptimin se të dyja palët janë të interesuara për progres, ka thënë ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë që e ka dhënë për mediumin serb FoNet.

Lidhur me deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Prishtina po planifikon likuidimin e serbëve në veri të Kosovës”, Hill theksoi se dëshiron që “Beogradi dhe Prishtina të fokusohen në bisedime”.

“Përdorimi i mesazheve publike është i qartë për mua, por është e rëndësishme që ato të fokusohen në propozime shumë specifike, në frymën e koncesioneve dhe kompromiseve”, deklaroi Hill.

Ai vuri në dukje se ky është një moment serioz në dialog dhe prandaj është e rëndësishme që të dyja palët të përpiqen të bëjnë përparim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.