Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hodaj për gjuhën e përdorur në fushata zgjedhore: Është zbutur, ndikuan edhe dënimet nga PZAP

Gazeta10
28 January 2025 - 0:47

Avokati i njohur, Taulant Hodaj në emisionin e Kanal10, “Adresa” foli për zhvillimet e fundit në fushatat zgjedhore.

Hodaj, mes tjerash foli edhe për tensionet që u bën në tubimin e VV-së në Skenderaj duke ndërhyrë edhe njësitë speciale policore.

Ai tha se mbajtja e organizimeve politike garantohet me akte të larta juridike shtetërore.

“Në përgjithësi mendoj që fushata ka qenë në kuadër të normave dhe mendoj që gjuha është zbut qysh ishte në fillim. Mendoj se kanë kontribu edhe vendimet e PZAP-së që dhanë denime. Me kushtetutë është e garantuar që gjithsecili të organizoj aktivitete politike anembanë Kosovës. Zakonisht gjuhën më të ashpër e kanë pasur Kurti e Haradinaj, e tani ishte më i përmbajtur”, tha Hodaj mes tjerash. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.