10 LIVE

Hoti-Bislimit: Je shumë inteligjent, shifrat tregojnë se ju keni thyer rekordin e vetes me deficit

Gazeta10
14 Tetor 2022 - 12:53

Ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ironizuar me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin të cilin e ka quajtur shumë inteligjent, raporton Gazeta10.

Hoti ka thënë se ai i sheh shifrat.

“Zëvendës-kryeministër shumë inteligjent, ky besoj që i kupton krejt rrethanat dhe mundohet me i interpretu me inteligjencën e tij por unë i shoh shifrat”, ka thënë Hoti.

Tutje ai ka thënë bazuar në shifra kjo qeveri e ka thyer rekordin e vetes, por për të keq.

“Shifrat tregojnë se ju keni thy rekordin e vetës, me deficitë tregtarë në tre miliard”, ka thënë Hoti. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.