
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar disa statistika të deshtimit të Qeverisë aktuale, duke thënë se ka dështuar në investime kapitale të vitit 2023.
Ai tutje ka publikuar disa statistika buxhetore qe sipas tij janë shqetësuese.
“Dështim total në investime kapitale: Rreth 70% e projekteve të parapara për 2023 as nuk kanë filluar.Po përsëritet situata e vitit të kaluar. Në periudhën janar-qershor 2023, nga rreth 850 projekte kapitale në nivelin qendror, 70% të projekteve as nuk kanë filluar dhe janë me 0% realizim.Në periudhën janar-qershor 2023, është shpenzuar vetëm 18% e buxhetit për investime kapitale.Shpenzimet kapitale sipas organizatave buxhetore janë shqetësuese:- Ministria e Bujqësisë 0%,- Ministria e Pushtetit Lokal 0%,- Ministria e Shëndetësisë 2%- Ministria e Ekonomisë 4%,- Ministria e Drejtësisë 4%,- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 5%,- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 10%,- Ministria e Arsimit dhe Shkencës 14%,- Shërbimi Spitalor 12%- Ministria e Infrastrukturës 16%.Sikurse në dy vitet e kaluara, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim në mungesë të realizimit të investimeve kapitale’’, shkruan Hoti.