Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti kritikon Qeverinë: Në vend që të promovojë rrugë të reja, i kthehet propagandës së mashtrimit

Gazeta10
03 October 2022 - 17:17

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka kritikuar për keqqeverisje Qeverinë Kurti.

Sipas Hotit, në vend se të promovojë rrugë të reja, qeveria po i kthehet propagandës së mashtrimit. Ai këtë kritikë e ka adresuar përmes një statusi në Facebook, transmeton Gazeta10.

“Pas një viti e gjysmë në qeverisje, në vend që partia në pushtet të promovoj rrugë të reja, shkolla e spitale të reja, njohje të reja për shtetin e Kosovës, stadiume sipas standardeve të FIFA-s, furnizim me ujë për fshatrat që ende nuk kanë ujë, investime në sisteme të ujitjes në bujqësi, ajo parti i kthehet propagandës së mashtrimit, shantazhit ndaj atyre që e kundërshtojnë dhe fajësimit të qeverive të mëparshme për mungesën e rezultateve të veta”, ka shkruar Hoti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.