Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hoti kritikon Qeverinë: Takimet për buxhetin janë një farsë

Gazeta10
22 November 2022 - 13:30

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për takimet publike që ka filluar t’i mbajë në lidhje me buxhetin, duke i quajtur ato si një farsë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se këto takime zakonisht bëhen para pregatitjes së buxhetit.

Më tej, ai ka thënë se konsultimet do të duhej të mbaheshin me kryetarët e komunave.

Tutje, Hoti ka thënë se nuk e di se si Qeveria do ta arsyetojë moshpërndarjen e miliona eurove si dhe mosrritjen e pagave për disa sektor.

Këtu keni postimin e plotë:

“Takimet publike për buxhetin e vitit 2023, të cilat Qeveria paska filluar t’i mbajë nëpër qytete, janë farsë. Konsultimet për buxhet zakonisht mbahen para përgatitjes së buxhetit.

Konsultime për buxhet do të duhej të mbaheshin me biznese për mosrealizimin e investimeve kapitale. Konsultime do të duhej të mbaheshin me Kryetarët e Komunave për nevojat e tyre, të cilëve Qeveria po tenton tua marrë buxhetin nga të hyrat vetanake të viteve paraprake. Para përgatitjes së buxhetit do duhej të bisedohej me organizata buxhetore, të cilat për shkak të shkurtimeve buxhetore nuk kanë mundësi të ofrojnë shërbimet për të cilat janë të mandatuar, siç është rasti i RTK-së apo i universiteteve publike.

Si do të arsyetohet Kryeministri para qytetarëve për afër 700 mil euro që i mban në bankë pa nevojë, e nuk i rrit pagat e policëve, të mjekëve, të arsimtarëve, të shërbyesve civil etj., të cilëve u janë zvogëluar pagat për 20% për shkak të inflacionit?!

Si do të arsyetohet Ministri i Financa për 276 mil euro apo 9% e buxhetit total për 2023, të cilën shumë e mban të pashpërndarë në projekte, që është sa dyfishi i buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes?!

Si do të arsyetohen qeveritarët që sivjet nuk i realizuan projektet kapitale – as projektet në vazhdim e as të rejat që ishin projekte që vetë i planifikuan?!”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.