Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti-Kurtit: Askush s’e di çka po diskutohet në Bruksel – Opozita informohet nga ndërmjetësit

Gazeta10
24 August 2022 - 18:17

Avdullah Hoti – ish kryeministri i Kosovës, e ka kritikuar kryeministrin aktual, Albin Kurtin, për mostransparencë e mospërfundim të punëve. 

Sipas Hotit, krizat e reja po i mbulojnë atë të vjetrat dhe se opozita po njoftohet nga ndërmjetësuesit se çka po diskutohet në Bruskel mes Kosovës e Serbisë, transmeton Gazeta10. 

Kosova nuk po qeveriset. Krizat e reja po i mbulojnë të vjetrat. Kreu i Qeverisë, që më shumë rri jashtë vendit se brenda, mban konferenca për media për të menaxhuar krizat, e jo për të promovuar projekte e punë të reja. Zyrtarët e Qeverisë e nisin dhe e mbyllin ditën pa asnjë punë të kryer”, ka shkruar ai. 

Më tej, ai i ka renditur edhe krizat që sipas tij i ka shkaktuar Qeveria Kurti, kështu duke listuar grevën në arsim, krizën me rrymë, inflacionin dhe mostrasnparencën në dialog./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.