Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë sa për ta ruajtur fytyrën

Gazeta10
23 February 2023 - 11:21

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se “kushtet e Albin Kurtit për Asociacionin janë sa për ta ruajtur fytyrën”.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, të enjten, Hoti ka shtruar një mori pyetjesh për Kurtin në lidhje me dialogun.

“Cili është pozicioni i Kosovës para takimit në dialog”, ka pyetur Hoti.

Ai ka shtruar pyetje edhe për Asociacionin, duke thënë se për 10 vjet Kurti e ka kundërshtuar atë edhe me akte të dhunshme dhe jodemokratike.

“A insiston kryeministri vetëm në marrëveshje për njohje reciproke, apo është i gatshëm t’i përbi sharjat dhe kriitkat ndaj oponentëve që sot janë opozitë dhe ta pranojë marrëveshjen pa njohje, duke e lënë problemin të hapur për Qeverinë e ardhshme. Besoj që është obligim kushtetues që të informohet Kuvendi”, ka deklaruar ish-kryeministri i Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.