Gazeta10

Hoti: Marrëveshja e Uashingtonit, momentum i pashfrytëzuar nga Kosova

Sot janë bërë tri vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja u nënshkrua nga ish-kryeministri, Avdullah Hoti, atë kohë kryeministër i Kosovës, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Trump.

Njëra ndër pikat ishte se të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur.

Lidhur me këtë Avdullah Hoti, ka kujtuar përmes Faceebook-ut të tij personal këtë ditë, duke thënë se është “momentum i pashfrytëzuar nga Kosova”. Tutje, ai ka renditur disa, siç thotë ai, benefite të kësaj marrëveshjeje.

Hoti shkruan po ashtu se Marrëveshjen e Washingtonit duhet parë si hap i madh drejt normalizimit të plotë, me njohje reciproke, mes dy vendeve.

Shkrimi i Avdullah Hotit në Facebook:

MARRËVESHJA E UASHINGTONIT E 4 SHTATORIT 2020: MOMENTUM I PASHFRYTËZUAR NGA KOSOVA

Sot bëhen tri vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Uashingtonit. Besoj se kjo distancë kohore nga nënshkrimi i saj mundëson reflektim më objektiv për rëndësinë e saj. Marrëveshja ka elemente ekonomike dhe gjeopolitike, dhe, duke qenë e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, është më e rëndësishmja për Kosovën nga shpallja e pavarësisë. Përmes saj, si dhe me qeverisjen parimore dhe konsultative me miqtë ndërkombëtarë, e thye izolimi ndërkombëtar që i kishte ndodhur Kosovës në Qeverinë Haradinaj dhe Qeverinë Kurti I.

Cila ishte nevoja dhe arsyeshmëria e kësaj marrëveshje?

Republika e Kosovës është projekt i përjetshëm, me orientim euroatlantik, me demokraci liberale dhe ekonomi tregu. Shtetësia e Kosovës, në kuptim të së drejtës ndërkombëtare, është konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Por, subjektiviteti i jonë ndërkombëtarë nënkupton nevojën tonë, si dhe obligimin karshi mbështetësve të shtetësisë tonë, për të normalizuar marrëdhëniet me fqinjët.

Para arritjes së kësaj marrëveshje, është komunikuar intensivisht me partnerët për vendosjen e dialogut në agjendë të qartë, e cila çon në njohje reciproke. Kjo qasje është pranuar gjerësisht nga partnerët. Dhe, si rezultat, në verën e vitit 2020, ka nisur dialogu në Bruksel për njohje reciproke, bazuar në parimin se nuk bisedohet për territore dhe as për organizimin kushtetues të shtetit të Kosovës; nuk ka dialog teknik si në të kaluarën; nuk merremi vesh për asgjë derisa të merremi vesh për gjithçka, duke nisur nga njohja reciproke.

Duke qenë se sponsorizohej drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti Amerikan, vlerësohej se një marrëveshje ekonomike do të shtynte dy vendet më lehtë drejt marrëveshjes finale që negociohej në Bruksel. Prandaj, mbi këtë qasje është arritur kjo marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë.

Përtej kësaj, Marrëveshjen e Uashingtonit duhet parë si një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të plotë të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Marrëveshje të tilla, siç na tregon historia dhe përvoja jonë në ndërtimin e shtetit, krijojnë realitete të reja gjeopolitike që ndihmojnë vendimmarrjen e aleatëve në mbështetje të synimeve tona për integrime euroatlantike. Ata që nuk e kuptojnë këtë filozofi të veprimit politik, nuk e kuptojnë as qëllimin e kësaj marrëveshje. Pyeteni veten se cili ka qenë qëllimi i vendimeve tona politike të fillim viteve 1990, qëllimi i Marrëveshjes së Rambujesë, i marrëveshjes për çmilitarizim të UÇK-së pas luftës, dakordimi me Planin e Ahtisarit dhe marrëveshje të tjera. Të gjitha ato marrëveshje janë bërë nga gra e burra vizionarë me aleatët e Kosovës, duke ditur se këto ato na dërgojnë më afër realizimit të projektit tonë për Kosovën e pavarur.

Prandaj, Marrëveshjen e Uashingtonit duhet parë si hap i madh drejt normalizimit të plotë, me njohje reciproke, mes dy vende, siç ceket në letrat e vazhdueshme të presidentëve amerikanë drejtuar Kosovës dhe Serbisë.

Kundërshtimet e marrëveshjes

Janë thënë shumë të pavërteta për Marrëveshjen e Uashingtonit nga opozita e atëhershme. Cilësimi i një marrëveshje që është arritur në Shtëpinë e Bardhë si e dëmshme dhe e rrezikshme për Kosovën ishte gabim strategjik. Pasojat po i bartin çdo ditë. Unë personalisht jam fyer e sharë nga opozita e atëhershme. Ata popullistë sot janë në Kuvend, Qeveri dhe Presidencë. Sot, është e qartë se ato epitete i meritojnë ata, jo unë. Sot, është e qartë se ata persona: ose janë mashtrues, ose janë naivë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ose kanë tjetër orientim për Kosovën. E di secili prej tyre se në cilën kategori bien. E di edhe unë.

Është një pikë e kësaj marrëveshje – moratoriumi për aplikim për anëtarësim në organizata ndërkombëtare – që është kritikuar nga ata që bien në njërën nga kategoritë që i theksova më lartë. Sidoqoftë, ky moratorium ka mbaruar tash e dy vite dhe nuk kam parë asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Një pikë tjetër ku janë kapur popullistët është studimi i fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit. Më vjen mirë që ky studim u përmbyll dhe u dorëzua në Qeveri, me qartësi të plotë se vlejnë konventat dhe praktikat ndërkombëtare duke qenë se liqeni shtrihet në territorin e dy shteteve të pavarura. Po ashtu, studimi i nxori në shesh hipotezat komike se ky liqen është tokë e mbushur me ujë. Përfundimisht, ky studim iu hoqi maskat mashtrueseve.

Për disa pika të marrëveshje kemi pasur debate brenda qeverisë tonë në kohën e arritjes së saj. Por unë i kam tejkaluar ato, pasi kam qenë i bindur se kjo marrëveshje ËSHTË NË INTERESIN MË TË MIRË TË KOSOVËS. Në përmbyllje të mandatit tim, unë i kam dorëzuar pasardhësit tim dosjen e plotë me informata për zbatimin e kësaj marrëveshje.

Zbatimi i marrëveshjes gjatë mandatit tim qeverisës

Përveç elementeve politike, marrëveshja përfshinë projekte të mëdha infrastrukturore, të cilat po të zbatoheshin do e kthenin Kosovën në nyje rrugore dhe hekurudhore në regjion dhe përtej. Këtë rol si urë lidhëse, Kosova e ka pasur në historinë e lashtë. Ndërkaq, njohja nga Izraeli e ka thyer bllokadën disa vjeçare të mungesës së njohjeve dhe e ka ndërruar trajektoren për fuqizimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtarë.

Në Qeverinë tonë, është miratuar planin për zbatimin e kësaj marrëveshje dhe janë realizuar disa pika, e disa të tjerat kanë nisur së zbatuari:

Ministria e Infrastrukturës ka diskutuar gjerësisht me DFC (dhe BE) për këto projekte: vazhdimin e autostradës për Merdarë; lidhjen e autostradës për Durrës me autostradat për Shkup, Gjilan dhe Luginë të Preshevës përmes segmentit Shtimje-Duhël; studimi i para-fizibiliteti për hekurudhën për Durrës dhe projekte të tjera.
Ministria e Brendshme ka funksionalizuar pikën kufitare në Merdarë.

iii. Ministria e Arsimit ka bërë përgatitjet për takimin e Qendrave NARIC Kosova dhe NARIC Serbia për njohjen reciproke të diplomave.

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka punuar me ekspertët amerikanë në studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, i cili është finalizuar në qeverinë aktuale.
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, KOSTT dhe ZRRE kanë miratuar këto projekte për diversifikimit të energjisë në kuadër të MCC-së: gazsjellësi Kosovë-Maqedoni e Veriut; rrjeti i furnizimit me gaz në Kosovë; zgjerimi i ngrohjes qendrore; energjia e ripërtërishme; mbështetja konsumatorët e energjinë që vetë e prodhojnë; investime në rrjetin e shpërndarjes së energjisë në rajonin e Podujevës, Malishevës dhe disa regjioneve të tjera.
Më 23 tetor 2020, me Nën-sekretarin për Ekonomi, Energji dhe Ambient të SHBA-ve, kam nënshkruar memorandumin për sistemin 5G.

vii. Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për sigurinë e pajisjeve të teknologjisë 5G, në përputhje me standardet e vendosura nga SHBA.

viii. Në fushën e komunikacionit ajror, Ministria e Brendshme ka instaluar pajisjet që i përmbushin standardet ndërkombëtare për luftën kundër terrorizmit, sipas Rezolutave të OKB-së 2178 dhe 2396. Ministri i Brendshëm e ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ dhe janë testuar pajisjet për sigurinë e të dhënave.

Në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të lirive fetare është përgatitur projektligji i ri dhe është krijuar grupi ndërministror për analizimin e gjendjes sa i përket pasurisë së komunitetit hebre, e cila ende nuk është trashëguar apo kërkuar.
Për personat e pagjetur, janë marrë zotimet për të punuar në gërmime vlerësuese në disa lokacione, për të shqyrtuar databazat e organizatave ndërkombëtare, dhe për qasje në informacione në Serbi.
Janë marrë veprimet për të shpallur si organizata terroriste ato që konsiderohen të tilla nga SHBA.

xii. Më 21 shtator 2020, kam nënshkruar deklaratën e përbashkët me DFC-së për të përshpejtuar nënshkrimin e Marrëveshjes për Nxitje të Investimeve në mes të Kosovës dhe SHBA-ve.

xiii. Rrjedhimisht, më 31 dhjetor 2020, në afat rekord, e kam nënshkruar Marrëveshjen për Nxitje të Investimeve në mes të Kosovës dhe SHBA-ve.

xiv. Janë vendosur marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
aks
Policia shpall në kërkim personat në foto, kjo është arsyeja
Vershime
Kjo zonë në Kosovë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
yllka
Ditë zie në familjen e Yllka Kuqit
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Lopa-1
Pamje kur ariu sulmon bagëtinë në një fermë të Vitisë