Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hoti në SHBA, e viziton varrin e Fan Nolit

Gazeta10
29 November 2022 - 15:20

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës së tij në SHBA ka vizituar edhe varrin e shkrimtarit dhe diplomatit shqiptar, Fan Stilian Noli, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se në vizitën e tij me kënaqësi e ka vizituar Kryekishën Ortodokse Shqiptare në SHBA ku ka shërbyer Noli.

Më tej, ai ka thënë se ka dhënë edhe një nënshkrim në librin e vizitorëve.

Hoti ka thënë se veprat e Nolit do të mbesin përherë ashtu si edhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtu keni statusin e plotë:

“Pata kënaqësinë që vizitova Kryekishën Ortodokse Shqiptare në ShBA, në të cilën kishte shërbyer Fan Noli.

Nënshkrimi në librin e vizitorëve ishte një akt respekti për figurën e Fan Nolit dhe shumë intelektualëve shqiptarë që vendosën dhe kultivuan ndër vite miqësinë e shenjtë të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan.

Bëra nderime para vendit ku prehet shkrimtari, diplomati dhe historiani, Fan Stilian Noli.

Veprat e tij do të mbesin përherë ashtu si edhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.