Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hoti: Një tjetër vrasje është e patolerueshme

Gazeta10
16 April 2024 - 13:21

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se institucionet duhet të reagojnë duke parë situatën e tmerrshme që është duke ndodhur për vrasjet ndaj grave.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se duhet reflektim dhe përgjegjësi nga të gjitha hallkat shtetërore.

“Edhe një tjetër vrasje brenda 4-5 ditëve është e patolerueshme dhe drejtësia duhet të shqiptojë dënimet maksikmale për këto akte të shëmtuara”.

“Shoqëria duhet të këndellet dhe institucionet duhet të kenë kujdes të shtuar sidomos për rastet që kërkojnë ndihmën e shtetit. Reflektim dhe përgjegjësi nga të gjitha hallkat shtetërore”, ka thënë Hoti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.