Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hoti për Kurtin: Thirrje për investitorë dhe paralajmërime për konflikt nuk shkojnë bashkë

Gazeta10
18 January 2023 - 9:19

Ish-kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti ka komentuar paraqitjen e Albin Kurtit në samitin e Davosit i cili u mbajt në Zvicër, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se nuk duhet të kërkoj të paguaj një kompani për konsulencë pa procedurë prokurimi, derisa në edhe kërkon 70 trupa të KFORI-it nga Findlanda për të cilën e e rriat apo e zvoglon numrin e ushtarëve brenda natës.

”Shkon në Davos dhe e organizon një minikonferencë për investime, për të cilën e paguan një kompani konsulente 58,341.19 franga zvicerane pa asnjë procedurë prokurimi. Por, në dhomën tjetër, kërkon nja 70 trupa më shumë të KFOR-it nga Finlanda, edhe pse KFOR-i e rrit dhe e zvogëlon numrin e ushtarëve brenda natës sipas nevojës që ka”, ka shkruar Hoti.

”Çfarë mesazhe janë këto dhe çfarë promovimi i investimeve është ky?! Kush po e këshillon kështu?! Kah na shpie kjo qasje në fushën e politikës dhe të ekonomisë?!”, shkruan më tej ish-kryeministri Hoti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.