
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përkujtuar vrasjen e Enver Malokut, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se vrasja e tij ishte vrasje e fjalës së lirë.
Më tej, Hoti ka thënë se LDK e vlerëson shumë kontributin e tij për liri dhe pavarësi.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e Enver Maloku”, ka shkruar Hoti ndër të tjera.
Këtu keni postimin e plotë:
“Sot, përkujtojmë intelektualin, patriotin, gazetarin dhe bashkëpunëtorin e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, Enver Malokun.
Veprimtaria e tij e bujshme për liri dhe pavarësi e portretizojnë më së miri jetën e Enver Malokut.
Vrasja e tij ishte vrasje e fjalës së lirë e tentim për të ndalur rrugën e lirisë dhe pavarësisë.
Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson shumë kontributin e tij për liri dhe pavarësi.
I përhershëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e Enver Malokut”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10