
Ish- kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti ka shkruar në statusin e tij në Facebook për heqjen e TVSH që sipas tij ulet barra tatimore, raporton Gazeta10.
Ai gjithashtu ka shkruar se pagat duhet të rriten që të përballohet inflacioni, por që ky propozim nuk ishte përkrahur kur LDK e kishte propozuar.
Deputeti i LDK më tej shkruan se Kosova meriton më mirë dhe mundet më shumë.
”Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.
Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë.
Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë!”, shkruan Hoti./Gazeta10